Ishte larguar nga shtëpia e saj që prej mëngjesit të sotëm, gjendet në kryeqytet 14-vjeçarja nga Durrësi
Gjendet në Tiranë 14-vjeçarja nga Durrësi që u largua nga banesa mëngjesin e sotëm. Lajmi konfirmohet për TCH nga policia e Durrësit e cila e shpalli të miturën në kërkim pas marrjes njoftim nga familja e saj. Ndërkohë policia e Tiranës ka informuar atë të Durrësit për të kthyer të miturën tek familja e saj. Dyshohet se vajza mund të jetë konfliktuar me dikë dhe ka marrë vendimin e largimit nga banesa, duke lënë dhe një shënim “Po largohem, mos më kërkoni”. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv