Ishte larguar nga banesa një ditë më parë, gjendet i mbytur në një përrua 49-vjeçari në Librazhd

Ishte larguar nga banesa një ditë më parë, gjendet i mbytur në një përrua 49-vjeçari në Librazhd

Një 49-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një përrua në Librazhd. Sipas informacionit paraprak nga policia e Elbasanit, në fshatin Librazhd Katund, është gjetur pa shenja jete, në përrua, shtetasi S. H., 49 vjeç. Ai dyshohet se ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur. Nga deklarimet e familjarëve, shtetasi S. H. ishte larguar nga banesa, pasditen e djeshme, dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit. Top Channel