Ishte duke punuar tokën me frezë, humb jetën 35-vjeçari në Fier

Ishte duke punuar tokën me frezë, humb jetën 35-vjeçari në Fier

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Peshtan Brekas, në Njësinë Administrative Frakull, Fier, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës në tokat bujqësore. Sipas informacioneve paraprake, burri kishte dalë për të punuar tokën me frezë, kur dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht. Në ato momente, mjeti bujqësor i ka kaluar sipër trupit, duke i shkaktuar plagë të rënda që i kanë marrë jetën në vend. Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur 35-vjeçarin, pasi u shqetësuan kur ai nuk u përgjigjej thirrjeve telefonike. Menjëherë është njoftuar policia dhe shërbimet e emergjencës, ndërsa kjo e fundit e transportoi drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku u konstatua vdekja. Trupi i pajetë ndodhet në morgun e spitalit, ndërsa pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar...