Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës, i cili akuzohet për falsifikim. Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri është Arianit Muço, që sipas hetimeve ka deklaruar të dhëna të rreme në Formularin e Vetëdeklarimit. Prokuroria e Fierti bën me dije se, ai fshehu faktin se kishte qenë i ndaluar për ˝Shfrytëzim prostitucioni”. Njoftimi: “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin A.M., anëtar i Këshillit Bashkiak, Lushnjë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, parashikuar nga neni 190 i K.Penal.  Nga hetimet mbi procedimin penal nr.419, të regjistruar mbi bazën e materialit dërguar për kompetencë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 01.04.2025,u...