Ishin shpallur në kërkim për vrasje, ekstradohen në Itali dy kushërinjtë (EMRAT)

Ishin shpallur në kërkim për vrasje, ekstradohen në Itali dy kushërinjtë (EMRAT)

Pamje nga arrestimi TIRANË- Dy kushërinjtë Niko dhe Afrim Sina janë ekstraduar sot nga Shqipëria drejt Italisë. Ata ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për veprën penale të vrasjes. Dy shqiptarë pjesë e listës së 100 personave më të kërkuar në Itali, u arrestuan në mars të vitit të kaluar në Dibër ku fshiheshin prej vitesh. Sipas njoftimit të policisë ata fshiheshin prej vitesh në fshatin Rreth-Kalë dhe përdornin identitet tjetër. Dy kushërinjtë, Andon (alias Afrim) Sina , 51 vjeç, dhe Niko (alias Faslli) Sina, 48 vjeç akuzohen se në vitin 1999, kanë vrarë me sende të forta dhe mjetë prerëse shtetasin shqiptar B.C dhe kanë plagosur rëndë shtetasin shqiptar F.S, për arsye të lidhura me ndarjen e të ardhurave nga aktivitete të paligjshme. Ata janë...