Ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, arrestohen dy persona në Tiranë
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e DPPSh-së, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohen gjatë 24 orëve të fundit dy faza të tjera të operacionit policor të koduar “Operacionalja”. Gjatë dy fazave, Operacionalja 78 dhe Operacionalja 79, janë kapur dhe vënë në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, dy shtetas. Në vijim të punës për gjurmimin, lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar në informacionet e siguruara, organizuan dhe finalizuan fazat 78-të dhe 79-të të operacionit policor të koduar “Operacionalja”. Në kuadër të këtyre fazave, në qytetin e Tiranës, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve R. B. dhe G. H., banues...
Burimi:
top-channel.tv