Ishin nisur drejt Greqisë me 34 kg kanabis, si u kapën dy trafikantët te Ura e Kardhiqit (VIDEO)

Ishin nisur drejt Greqisë me 34 kg kanabis, si u kapën dy trafikantët te Ura e Kardhiqit (VIDEO)

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Gjirokastrës pasi u kapën me 34 kg kanabis në urën e fshatit Kardhiq me destinacion Greqinë. Dy të arrestuarit E. N., 35 vjeç dhe E. S., 37 vjeç, e kishin fshehur drogën të ndarë në 44 pako, në shasinë e automjetit tip “Hyundai” me qëllim shitjen në shtetin grek. Policia sekuestroi drogën, automjetin dhe 4 celularë. “DVP Gjirokastër/Finalizohet operacioni antidrogë, i koduar “Ura”. Sekuestrohen 34 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. U kapën tek ura e fshatit Kardhiq, duke transportuar 44 pako me lëndë narkotike, të cilat i kishin fshehur te shasia e automjetit, me qëllim trafikimin në Greqi, arrestohen 2 shtetas. Si rezultat i një pune të mirorganizuar hetimore dhe operacionale, të kryer nga specialistët e Sektorit për...