Ishin bërë gati të hanin darkën, zbulohen identitetet e 4 anëtarëve të familjes shqiptare që humbën jetën në Itali

Ishin bërë gati të hanin darkën, zbulohen identitetet e 4 anëtarëve të familjes shqiptare që humbën jetën në Itali

PAMJE NGA VENDNGJARJA ITALI-Janë identitifikuar katër anëtarët e familjes shqiptare të cilët humbën jetën në Itali si pasojë e rrjedhjes së gazit në banesën e tyre. Viktimat janë babai Arti Kola, 48 vjeç, nëna Jonida Kola, 43 vjeçe, si dhe dy fëmijët e tyre, djali Hadjar Kola, 22 vjeç, dhe vajza Xhesika Kola, 15 vjeçe. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në orët e mbrëmjes, rreth kohës së darkës. Gjatë hyrjes në banesë, forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës gjetën tryezën të shtruar, çka tregon se familja ishte bërë gati për të ngrënë. Alarmin e ka dhënë pikërisht vëllai i kryefamiljarit, i cili njoftoi karabinierët. Pasi mbërritën në banesën trekatëshe dhe nuk morën asnjë përgjigje pas trokitjeve të shumta, efektivët u detyruan të thyejnë derën. Katër anëtarët e familjes u gjetën të pajetë në...