Ish-zv.kryeministrja Balluku kërkon shuarje të masës së sigurisë, shqyrtohet sot kërkesa në Gjykatën e Posaçme
Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku bën kërkesë penale në Gjykatën e Posaçme. Duke ju referuar burimeve zyrtare, gazetarja Anila Hoxha raporton se sot në orën 15 gjyqtari i hetimit paraprak Erjon Cela do të shqyrtojë kërkesën e avokatëve të Ballukut, të cilët kërkojnë shuarje të masës së pezullimit nga detyra, pasi sipas tyre kjo masë nuk ka objekt. Kërkesa e avokatëve vjen në kohën kur pak ditë më parë gjyqtarja e Apelit të Posaçëm la në fuqi pezullimin e Ballukut, menjëherë pasi Gjykata Kushtetuese zbardhi vendimin. Por kjo masë, ndonëse u la në fuqi, nuk ka objekt sipas avokatëve, pasi Balluku nuk është më as zv.kryeministre dhe as ministre. Ndërkohë, për kërkesën tjetër të Ballukut, e cila i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë për shfuqizim...
Burimi:
top-channel.tv