Ish-zv/drejtoresha e AKSHI-t kërkon zëvendësim të masës së sigurisë në GJKKO: Jam shtatzënë

Ish-zv/drejtoresha e AKSHI-t kërkon zëvendësim të masës së sigurisë në GJKKO: Jam shtatzënë

Hava Delibashi TIRANË-Ish-zëvendësdrejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Hava Delibashi është paraqitur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme, GJKKO. Delibashi ka kërkuar zëvendësim të masës së sigurimit, ‘arrest në shtëpi’. Ish-zyrtarja mbahet prej më shumë se 3 muajsh në masën e “arrestit në shtëpi”, por tashmë pretendon se kjo masë duhet zbutur, për shkak të rrethanave në të cilat ndodhet, pasi është shtatzënë. Seanca u shty me qëllim që prokurorët e SPAK, Bledar Maksuti e Altin Dumani, të paraqesin informacionin 2 mujor lidhur me veprimet hetimore të kryera deri në këtë momente, e më pas gjykata të shprehet lidhur me kërkesën e Delibashit. Hetimet e SPAK dyshohet se përfshijnë rreth 12 procedura tenderimi, ku ekzistojnë indicie se gara është manipuluar për të favorizuar subjekte të caktuara ekonomike,...