Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, protestuesit e PD hedhin ‘breshëri’ molotovësh dhe fishekëzjarrësh
Ish-vila e Enver Hoxhës është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje, pasi protestuesit e PD kanë hedhur në drejtim të godinës së ish-diktatorit dhjetëra molotovë dhe fishekzjarrë. Zjarri ka përfshirë godinën, ndërsa menjëherë kanë ndërhyrë autoritetet duke hedhur ujë, raporton gazetarja e Top Channel Elda Menga. Protestuesit më pas janë larguar duke marshuar në drejtim të Kryeministrisë, aty ku është vendosur një kordon policie. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv