Ish-prokurori: SPAK do të ketë në fokus shqetësimet e administratës amerikane

Ish-prokurori: SPAK do të ketë në fokus shqetësimet e administratës amerikane

Ish-prokurori Eugen Beci ka komentuar pjesëmarrjen e të Ngarkuarës me punë të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn në një aktivitet ku ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku. Sipas Becit, fakti që Balluku është marrë zyrtarisht e pandehur ka një rëndësi të veçantë në raport me marrëdhëniet me autoritetet amerikane. Ai theksoi se SHBA njohin dhe respektojnë autoritetet shtetërore shqiptare, por sipas praktikave të tyre, nuk mund të ketë kontakte zyrtare me persona që janë nën hetim penal. ”Nëse Balluku është e pandehur, atëherë autoritetet amerikane nuk duhet të kenë kontakt me të. Nëse nesër ka të pandehur edhe në nivele më të larta, as ata nuk do të takohen nga autoritetet e SHBA-së”, u shpreh Beci. Ish-prokurori u ndal edhe te...