Ish prokurori Eugen Beci: Kur kishte nga Opozita në SPAK, mazhoranca fërkonte duart. Tani që e ka te dera kundërshton…
Ka folur ish-prokurori Eugen Beci për debatin mazhorancë–SPAK. Sipas tij, heshtja absolute e SPAK në këtë rast është unike. Beci thekson se një nga pikat kyçe të dezinformimit ka qenë ngatërrimi i qëllimshëm mes konceptit të “pezullimit nga detyra” të zyrtarit dhe “dhënies së autorizimit për heqjen e imunitetit”. “Banaqet mediatike nxorën edhe analistë të rinj, të cilët sfidonin jurisprudencën, sfidonin profesionalizmin dhe herë pas here e thoshin troç që unë jam jurist më i mirë se ty. E morën Kodin e Procedurës Penale, e morën Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, ndoshta nga ato zyrat e propagandës, dhe dhanë shpjegimin e tyre. Çfarë bënë? Dezinformimi i parë: ngatërruan problemin e pezullimit me problemin e dhënies së imunitetit”, u shpreh Beci. Paralelisht, manovra më flagrante politike,...
Burimi:
kohajone.com