Ish-presidenti Moisiu del nga spitali, pas problemeve me zemrën, reagon QSUT

Ish-presidenti Moisiu del nga spitali, pas problemeve me zemrën, reagon QSUT

Ish-presidenti i vendit Alfred Moisiu ka dalë nGa spitali Nënë Tereza, pasi u shtrua pak ditë më parë. Lajmin e ka bërë me dije vetë QSUT përmes një reagimi në rrjetet sociale ku shkruan “faleminderit President Moisiu për besimin e treguar ndaj mjekëve të QSUT! Ju urojmë shëndet të plotë dhe jetë të gjatë!”. Më 5 shkurt, mjekët e ekipit të aritmologjisë, pas konsultës i kanë vendosur një pacemaker me dy dhoma. Pacemaker është një pajisje mjekësore që ndihmon zemrën të rrahë rregullisht, kur ritmi i saj është shumë i ngadalshëm ose i çrregullt. Moisiu vuante nga rrahjet e ngadalta, ose bllok atrioventrikular, që lidhet me moshën. Aktualisht gjendja e tij është e qëndrueshme dhe në përmirësim. gijotina.com/