Ish-presidenti Meta kërkon zëvendësim të masës së sigurisë, mbrojtja: I ka përfunduar afati i paraburgimit

Ish-presidenti Meta kërkon zëvendësim të masës së sigurisë, mbrojtja: I ka përfunduar afati i paraburgimit

Ish presidenti Ilir Meta kërkon zëvendësim të masës së sigurisë. Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Avokati i Metës kërkoi zëvendësim sepse sipas tij kanë përfunduar afatet e paraburgimit. Gjykata ndërpreu seancën për të tërhequr dy vendime nga sekretaria për të lexuar masat e sigurisë të dhëna në fillim për kreun e Partisë së Lirisë. Top Channel