Ish-presidenti Meta kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për gjyqin e radhës

Ish-presidenti Meta kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për gjyqin e radhës

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 8 prill, ora 11:00, për shqyrtimin e ankimimit të ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta, kundër masave të sigurisë “arrest ne burg”. Gazetarja Anila Hoxha raporton se shqyrtimi në Kushtetuese do të bëhet në bazë dokumentesh, pa praninë e ish-presidentit Meta. Pak ditë më parë Apeli i GJKKO rrëzoi kërkesën e Metës për zbutjen e  masës ‘arrest në burg’. Top Channel