Ish-presidenti Alfred Moisiu dërgohet me urgjencë në QSUT, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Ish-presidenti Alfred Moisiu dërgohet me urgjencë në QSUT, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Alfred Moisiu TIRANË- Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, është dërguar me urgjencë ditën e sotme në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" (QSUT), pas komplikacioneve shëndetësore. Burime spitalore bënë të ditur se ish-kreu i shtetit është paraqitur në spital me vështirësi në frymëmarrje dhe është shtruar në pavionin e Kardiologjisë. Mësohet se ish-presidenti ndodhet nën monitorim intensiv nga stafi mjekësor, ndërsa bëhet me dije se gjendja e tij shëndetësore për momentin është stabël. Mjekët janë duke vlerësuar situatën në dinamikë për të përcaktuar momentin e përshtatshëm për të kryer një ndërhyrje (intervent) të nevojshme./ZËRI