Ish-partnerja e Safet Bajri kërkoi lirinë, SPAK kërkoi rikthimin në burg, Gjykata e Lartë rrëzon rekurset

Ish-partnerja e Safet Bajri kërkoi lirinë, SPAK kërkoi rikthimin në burg, Gjykata e Lartë rrëzon rekurset

Eria Ago, Fatbardh Lici dhe Safet Bajri TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e depozituar nga SPAK për Eria Agon. Prokuroria e Posaçme kundërshtoi lirimin nga qelia të ish-të dashurës së Safet Bajrit më 20 nëntor 2025 nga Apeli i GJKKO-së. Eria Ago akuzohej se ndihmoi Safet Bajrin që të largohej nga vendi i krimit pas atentatit vdekjeprurës ndaj Fatbardh Liçit në Shkodër. Ago u lirua pas ankimimeve të depozituara, por SPAK ishte kundër dhe bëri ankimim në Gjykatën e Lartë, e cila ka lënë në fuqi lirimin e bërë nga shkalla e dytë e GJKKO. Po ashtu Gjykata e Lartë ka rrëzuar këtë të premte rekursin e Eria Ago-s, ish-partnerja e Safet Bajrit, e cila kishte kërkuar heqjen e masës së “arrestit shtëpiak”. Gjykata e...