Ish-ministrja Spiropali mungoi në votimin për Ballukun, Rakipllari: Doli hapur që s’ishte dakord me PS
Gazetari Robert Rakipllari ka komentuar mungesën e Elisa Spiropali në votimin parlamentar që lidhej me çështjen e Belinda Ballukut ku SPAK kërkoi heqjen e imunitetit, duke e interpretuar këtë si një shenjë mosdakordësie brenda PS-së. Sipas analizës së Rakipllarit, fakti që Spiropali nuk mori pjesë në votim tregoi publikisht se ajo nuk ishte në të njëjtën linjë me shumicën e socialistëve në raport me Ballukun. Ai theksoi se kjo mungesë u interpretua si një sinjal politik, pasi në situata të tilla deputetët e mazhorancës zakonisht votojnë në mënyrë të koordinuar me grupin parlamentar. Por duket se Elisa Spiropali nuk e ka të gjatë udhen politike në PS. Interesante mbetet nëse ajo do të flas hapur apo do të rrijë në qoshe të grupit parlamentar.
Burimi:
kohajone.com