Ish-ministri tregon prapaskenat e pengmarrjes së autobusit grek nga emigranti shqiptar (VIDEO)
Një nga ngjarjet që tronditi opinionin publik në vitin 1999 ishte pengmarrja e një autobusi grek nga emigranti shqiptar Flamur Pisli. Spartak Poçi, në atë kohë ministër, rrëfen në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTv, orët dramatike të negociatave. Pisli, një djalë punëtor nga Burreli që pretendonte se ishte mashtruar dhe keqtrajtuar nga policia greke, kërkonte 60 mijë dollarë si dëmshpërblim për punën e papaguar. I armatosur me kallashnikov dhe bomba dore, ai hyri në territorin shqiptar duke mbajtur peng pasagjerët. Poçi tregon se si tentoi personalisht të negocionte me Pislin, duke i ofruar garanci për jetën dhe lirinë nëse lironte pengjet dhe merrte paratë. “Merri paratë dhe ik, nuk do të të ndjekë njeri.’, i kishte thënë ministri, në përpjekje për të shmangur...
Burimi:
argjiroja.net