Ish-ministri Mediu: Nuk gjykohem për Gërdecin, por për shpërdorim detyre
Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu e ka cilësuar procesin gjyqësor ndaj tij si të stërzgjatur dhe me motive politike. Në një konferencë për mediat, Mediu deklaroi se akuzat që po shqyrtohen në gjykatë nuk lidhen drejtpërdrejt me tragjedinë e Gërdec, por me pretendime për shpërdorim detyre. Sipas tij, çështja është përdorur për qëllime politike dhe, siç u shpreh, është ngritur mbi një narrativë që shfrytëzon dhimbjen e familjarëve të viktimave të shpërthimit tragjik të vitit 2008. “Por procesi ndaj meje nuk ka të bëjë me asnjë veprim apo vendim që lidhet me tragjedinë e Gërdecit. Fatkeqësisht, procesi ndaj meje është vetëm një sajesë politike që luan me dhimbjen e familjarëve të viktimave. Në 18 vite persekutim pa fund, janë zhvilluar mbi 10 procese dhe vendime...
Burimi:
kohajone.com