Ish-ministri Genc Ruli paraqitet në Gjykatën e Posaçme, do të dëshmojë për dosjen “Partizani”

Ish-ministri Genc Ruli paraqitet në Gjykatën e Posaçme, do të dëshmojë për dosjen “Partizani”

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë në qeverinë e ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Ruli, është paraqitur paraditen e sotme në Gjykatën e Posaçme. Siç bën me dije gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Ruli do të dëshmojë në lidhje me dosjen “Partizani”, ku mes të akuzuarve është edhe kreu i PD, Sali Berisha. Kjo nuk është hera e parë që Ruli dëshmon në lidhje me këtë dosje, teksa më parë janë marrë disa ish-ministra e zyrtarë të tjerë për të dhënë deklaratat e tyre para gjykatësve dhe prokurorëve. Top Channel