Ish-ministri, Elmaz Sherifi: Mendimi politik është vyshkur! Supozohet të na drejtojnë më të diturit e kombit, por…

Ish-ministri, Elmaz Sherifi: Mendimi politik është vyshkur! Supozohet të na drejtojnë më të diturit e kombit, por…

Juristi dhe ish-ministri i PS, Elmaz Sherifi, i ftuar në një studio televizive ka kritikuar ashpër aktualitetin politik në Shqipëri, duke vënë në dukje mungesën e integritetit dhe vizionit në drejtimin e vendit. “Politika është mision i madh me misione emancipuese, supozohet që aty të jenë njerëzit më të ditur të kombit, me moral të lartë dhe vizion për shoqërinë. Sot në Shqipëri këto cilësi nuk i gjej,” tha Sherifi, duke shtuar se politika është bërë “gjellë e bezdisshme” që shërben vetëm për ata që përfitojnë nga kapitali i akumuluar, ndërkohë që nuk sjell mirëqenie për qytetarët. Ish-ministri theksoi gjithashtu se mendimi politik në vend është i “vyshkur” dhe përfaqësuesit e shoqërisë shqiptare nuk reflektojnë integritetin dhe aftësitë që duhet të kenë liderët politikë. Ai...