Ish-ministri Beqaj nuk heq dorë nga kërkesa për leximin e dosjes së tij, letër publike SPAK nga qelia: Nëse standardet ekzistojnë, na thoni cilat janë
Ish-ministri Ilir Beqaj nuk heq dorë nga kërkesa për të lexuar dosjen e tij. Në një letër bërë publike nga avokati i tij, Ermal Yzeiraj, Beqaj shprehet se që prej korrikut 2025, në mënyrë të përsëritur dhe me shkrim, mbrojtja e tij i është drejtuar SPAK me disa kërkesa dhe pyetje, për të cilat nuk ka marrë përgjigje. Sipas Beqajt, nuk kanë kërkuar sekrete hetimore” dhe as të të cenojnë asnjë proces. “Kemi kërkuar minimumin që çdo shoqëri e drejtë e quan të arsyeshëm: të dimë mbi çfarë baze teknike ngrihet një provë që mund të rëndojë mbi jetën e një njeriu. Dhe përgjigjja? Heshtje. Këtu lind pyetja që nuk është as politike, as personale. Është pyetje elementare e drejtësisë. A mund të quhet “standard...
Burimi:
top-channel.tv