Ish-ministri Arben Malaj: Po marrin patronazhist për të firmosur afera korruptive

Ish-ministri Arben Malaj: Po marrin patronazhist për të firmosur afera korruptive

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj thotë se nivelet e larta politike ushtrojnë presion te punonjësit duke i hequr bukën e gojës, dhe pastaj marrin patronazhistë që firmosin gjithçka. “Unë kam ngritur që në fillim shqetësimin se kemi korrupsion horizontal, kemi kapje të shtetit kur bashkohet krimi me pushtetin, kur kriminelët bëjnë politikë dhe politikanët bëjnë biznes. Edhe raporti i fundit i Transparency International flet për përkeqësim të nivelit të korrupsionit. Edhe ata që thonë se “duhet pak korrupsion se nuk ecën ekonomia, se janë trembur njerëzit nëpër ministri dhe nuk firmosin për tendera”, unë u them se nuk firmosin pasi ajo që u kërkohet është antiligjore”, tha Malaj. Për të vetëm kur zyrtari ia jep me shkrim urdhrin për firmë, nëpunësi është i detyruar ta...