Ish-gjyqtarët kërkojnë rikthim, vihen në dyshim shkarkimet e Vettingut pas dënimit të ish-anëtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelit
Procesi i vettingut ndaj drejtësisë është mbyllur, por dyert e Kolegjit të Posaçëm do të qëndrojnë hapur deri në qershor jo vetëm për shkak të mandatit, por edhe sepse po vihet re një fenomen i ri, ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë të shkarkuar kërkojnë rishikim të vendimeve duke u bazuar tek fakti që dy ish-anëtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelit janë gjetur fajtorë nga drejtësia. Nga 29 ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë që deri më tani kanë kërkuar rishikim vendimi pa pritur Strasburgun, pretendimet e 13 prej tyre do të shqyrtohen në dhomë këshillimi këtë të martë. Kundërshtimi i të shkarkuarve ku insistohet rihapje procesi në Shqipëri lidhet drejtpërdrejt me dy ish-gjyqtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Dacin dhe Ardian Hajdarin, të cilët kanë qenë pjesë...
Burimi:
top-channel.tv