Ish-drejtori i burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK
Agim Ismaili, ish-drejtori i përgjithshëm i burgjeve është paraqitur këtë të enjte në SPAK. Pak ditë më parë u ngrit akuza ndaj tij, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal në ngarkim të të pandehurve Arnold Rrokaj, Zambak Gjoni dhe Agim Ismaili, ish kreu i Burgjeve. Agim Ismaili hetohet në gjendje të lirë dhe akuzohet për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, paragrafi i dytë, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”,...
Burimi:
top-channel.tv