Ish drejtori i ARRSH Afrim Qendro emërohet në krye të IKMT
Afrim Qendro TIRANË- Afrim Qendro do të jetë kryetar i ri i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Burime për ZËRI-n bëjnë me dije ai do të prezantohet si drejtori i IKMT-së ditën e nesërme. Qendro ka pasur një karrierë të gjatë në administratën shtetërore, duke shërbyer më parë si Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), detyrë që e la me 22 janar të vitit 2019. Ai do të zëvendësojë Dallendyshe Bicin, e cila prej korrikut 2024 shërben si Kryeinspektore e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). /ZËRI
Burimi:
zeri.ai