Ish-deputetja socialiste tregon sulmet në Dubai/ Jeta mes dronëve dhe raketave, Esmeralda Shkjau: E vështirë për fëmijët, rinisën fluturimet

Ish-deputetja socialiste tregon sulmet në Dubai/ Jeta mes dronëve dhe raketave, Esmeralda Shkjau: E vështirë për fëmijët, rinisën fluturimet

Sulmet e deritanishme të Iranit, mbi Emiratet e Bashkuara Arabe kanë shënuar 68 persona të plagosur dhe 3 humbje jete. Ish-deputetja socialiste Esmeralda Shkjau, prej tetë vitesh jeton në Dubai e angazhuar në disa projekte në fushën e teknologjisë. Në një intervistë me gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, fillimisht tregon situatën e 48 orëve të fundit atje. “Fëmijët nuk kanë mundësi të shkojnë në shkollë, po zhvillojnë mësimin në distancë. Të gjitha qendrat tregtare, të gjitha restorantet, korrierët çdo gjë është normale. Ka patur shumë goditje të përqendruara më së shumti në Emiratet e Bashkuara. Nga ana emocionale natyrisht ne si banues në këtë vend patjetër që jemi ndikuar, patjetër që nuk është e lehtë ti shpjegosh fëmijës tënd se çfarë po ndodh”, tha...