Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë
Taksa e qarkullimit mbi karburantin u vendos në Shqipëri në vitin 2012. Fillimisht ishte vetëm 7 lekë për litër, por u rrit gradualisht në vitet pasuese deri në vitin 2015, kur arriti nivelin prej 27 lekësh për litër, që mbetet i pandryshuar edhe sot. Ideja që përdoruesit e rrugëve të kontribuojnë për infrastrukturën nuk ishte e re. Ajo ishte diskutuar që në kohën e projektit të Rrugës së Kombit, kur u argumentua se një pjesë e kostos së ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve duhet të mbulohej nga vetë përdoruesit e tyre. Më vonë, kjo filozofi u institucionalizua në formën e taksës së qarkullimit mbi karburantin, që sot paguhet nga çdo konsumator sa herë furnizon automjetin. Qëllimi zyrtar ishte i qartë: përdoruesit e rrugëve të kontribuonin...
Burimi:
gijotina.com