Ironia e plakut përballë Ballukut: Faleminderit për ujin që na sollët nëpër banesa, gruaja mësoi notin
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht drejtuese politike e qarkut të Fierit, ka vizituar pasditen e djeshme banorët e prekur nga përmbytjet në fshatin Hasturkas, njësia administrative Libofshë. Gjatë ndalesave në disa banesa të përmbytura, në ikje e sipër, zonja Balluku është ndalur edhe pranë shtëpisë së Aristidhit, ku jeton një çift të moshuarish. Oborri i banesës ishte i mbuluar nga uji, me një nivel që arrinte rreth 80 centimetra, por fatmirësisht përmbytja nuk kishte depërtuar brenda në shtëpi. Teksa zëvendëskryeministrja e pyeti banorin se si ishte gjendja dhe nëse kishin pësuar dëme nga dalja e lumit Seman nga shtrati, përgjigjja e të moshuarit myzeqar ishte e mbushur me ironi dhe zhgënjim. “Po ku do shkonte uji? Unë e mbylla portën me kyç që të mos hynte...
Burimi:
gijotina.com