Irena Gjoka e dënuar me burg, Berisha kërkon KLGJ: “T’i ndërpritet mandati”

Irena Gjoka e dënuar me burg, Berisha kërkon KLGJ: “T’i ndërpritet mandati”

Kryedemokrati, Sali Berisha i është drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) me një kërkesë zyrtare, përmes së cilës kërkon vendosjen në dispozicion të akteve të dosjes administrative dhe deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Irena Gjoka. Kërkesa lidhet me procesin e verifikimit të integritetit të magjistrates në kuadër të ligjit të dekriminalizimit dhe statusit të gjyqtarëve. Sipas Berishës, ekzistojnë prova dhe vendime gjyqësore të formës së prerë nga autoritetet greke, si dënim me burg dhe dëbim nga një shtet i huaj, të cilat pretendohet se nuk janë deklaruar në formularin e vetëdeklarimit, në kundërshtim me detyrimet ligjore. Në këtë kontekst, Berisha kërkon që Këshilli i Lartë Gjyqësor të shqyrtojë dokumentacionin shoqërues dhe rezultatet përfundimtare të verifikimit të thelluar të kryer nga Prokuroria e Përgjithshme....