Irani rrezikon të përballet me SHBA në Botëror!

Irani rrezikon të përballet me SHBA në Botëror!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se “nuk i intereson fare” nëse Irani do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, në një moment kur tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë përshkallëzuar në konflikt të hapur ushtarak në Lindjen e Mesme. Në një intervistë për POLITICO, Trump u shpreh: “Nuk më intereson nëse Irani merr pjesë. Mendoj se Irani është një vend i mundur keq. Janë në fund të forcave të tyre.” Deklarata e tij vjen në një kohë kur operacionet ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit kanë ndezur një përballje të drejtpërdrejtë në rajon. Irani ishte skuadra e parë që siguroi kualifikimin për Botërorin 2026, por mungoi në një takim organizativ të thirrur nga FIFA në Atlanta këtë javë....