Irani kundërsulmon Katarin, baza ajrore më e madhe amerikane në rajon, Al Udeid

Irani kundërsulmon Katarin, baza ajrore më e madhe amerikane në rajon, Al Udeid

Shpërthime dhe sirenat janë dëgjuar edhe në kryeqytetin e Katarit, Doha. Ministria e Mbrojtjes e Katarit ka thënë se i ka parandaluar me sukses “disa sulme që shënjestruan territorin e shtetit”, sipas medias shtetërore. Një zyrtar i Katarit ka thënë për agjencinë e lajmeve AFP se sistemet amerikane Patriot e kanë kapur një raketë iraniane. Në Katar gjendet baza ajrore më e madhe amerikane në rajon, Al Udeid.