Irani i kundërpërgjigjet sërish Izraelit dhe SHBA-ve: Goditet baza e Flotës së 5-të amerikane në Bahrein

Irani i kundërpërgjigjet sërish Izraelit dhe SHBA-ve: Goditet baza e Flotës së 5-të amerikane në Bahrein

Irani ka goditur me raketa bazën e Flotës së 5-të të Marinës së Shtetet e Bashkuara në Manama, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të përbashkëta SHBA–Izrael të ndërmarra më herët gjatë ditës. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet e Bahreinit përmes një deklarate të shpërndarë nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve. Qendra Kombëtare e Komunikimit bëri të ditur se qendra e shërbimeve e Flotës së 5-të ka qenë objekt i një sulmi me raketë, ndërsa detaje të tjera pritet të jepen në vijim. Ministria e Brendshme e Bahreinit njoftoi më herët aktivizimin e sirenave të emergjencës në disa zona, duke u bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë dhe të strehohen në vende të sigurta. Bahreini është selia e Flotës së 5-të amerikane, e cila mbulon operacionet detare...