Investimet e krimit në pasuri, raporti: Tokat në bregdet dhe apartamentet, asetet kryesore të sekuestruara

Investimet e krimit në pasuri, raporti: Tokat në bregdet dhe apartamentet, asetet kryesore të sekuestruara

Krimi në Shqipëri investon në blerjen e tokave dhe të apartamenteve ndërsa llogaritë bankare i depoziton përmes lidhjeve të afërta. Ky konkluzion del nga raporti vjetor i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ku gjatë përshkrimit të aseteve të bllokuara rezulton se aktualisht janë nën mbikëqyrjen e shteti si pasuri nën sekuestro toka kryesisht përgjatë bregdetit me një vlerë prej tetë milionë euro. Ndërsa 294 objekte janë apartamente, garazhe dhe njësi shërbimi me vlerë 42 milionë euro. Siç rezulton nga inventari i pasurive të sekuestruara kryesisht nga hetimet e SPAK pasuritë në totalin e tyre kushtojnë 62 milionë euro, prej të cilave 7 milionë euro janë llogari bankare. Nga inventari i pasurive të paligjshme për të cilat drejtësia ka shpallur sekuestro...