Intervista nga Kryemadhi, reagon Meta: Jam në gjendje të mirë shëndetësore, i hapur të flas për Top News
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar përmes një mesazhi publik lidhur me shqetësimet e shprehura për gjendjen e tij shëndetësore, duke theksuar se ndodhet në gjendje të mirë. Reagimi erdhi pasi sot në Top News, ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi e përmendi në këtë intervistë. Sipas tij, mungesa e ndjekjes së transmetimeve live ka ardhur si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike në IEPV “Jordan Misja”, ku ai ndodhet, ndërprerje që sipas Metës ka vijuar edhe ditën e sotme. ”E dashur Fiori Dardha, Më informuan sot se ke qenë e shqetësuar për situatën time shëndetësore, pasi unë nuk kam patur mundësi t’ju ndjek live, se këtu në IEPV “Jordan Misja”, nuk ka patur energji elektrike as sot. Meqë ju punoni në Top...
Burimi:
kohajone.com