Intensifikohen tensionet në Velipojë, banorët përplasen me forcat e sigurisë, thyejnë makineritë e kompanisë Gener 2

Intensifikohen tensionet në Velipojë, banorët përplasen me forcat e sigurisë, thyejnë makineritë e kompanisë Gener 2

Foto nga vendngjarja VELIPOJË- Ditën e sotme është intesifikuar përplasja mes banorëve të Rrjollit dhe forcave të sigurisë private të kompanisë "Gener 2", e cila ka nisur ndërtimin e resortit “Blue Borgo” në këtë zonë. Konflikti ka shpërthyer pasi banorët kërkuan ndërprerjen e punimeve, duke pretenduar se po u grabitet prona private. Siç shihet edhe nga videoja, banorët kanë thyer makineritë e kompanisë, e cila po vazhdon punimet pa ndaluar. Pas një vendimi të Gjykatës së Apelit në Tiranë, që ka njohur familjen Malaj si pronar të ligjshëm të tokës, banorët kanë kërkuar të hyjnë në ato zona që ata pretendojnë se janë të tyret, duke u hasur me rezistencën e forcave të policisë. Banorët janë shprehur gjithashtu kundër ngritjes së resortit turistik dhe kanë...