Inteligjenca Artificiale, Ministria e Arsimit: Do të jetë pjesë e kurrikulës në shkolla

Inteligjenca Artificiale, Ministria e Arsimit: Do të jetë pjesë e kurrikulës në shkolla

Për aq kohë sa përdorimi i inteligjencës artificiale nga të rinjtë është i pashmangshëm, sfida nuk është më ndalimi i saj, por edukimi për ta përdorur në mënyrën e duhur. Ruajtja e etikës, zhvillimi i mendimit kritik dhe përdorimi i përgjegjshëm janë thelbësore për ta arritur këtë, dhe për këtë arsye Ministria e Arsimit ka vendosur të ndërhyjë përmes ndryshimit të kurrikulave shkollore. Përmes planit të veprimit të Agjendës Digjitale për Arsimin 2025-2030, synohet nxitja e përdorimit të AI në institucionet arsimore për mësim të personalizuar. Nxënësit e gjimnazit “Qemal Stafa”, të cilët po ndjekin një projekt pilot për inteligjencën artificiale pas orarit zyrtar të mësimit, tregojnë se ky program u ka sjellë përfitime konkrete. ” Atëherë unë inteligjencën artificiale e përdor kryesisht për qëllime...