Integrimi europian, akademikja Migena Leskoviku: Ligjet ecin shpejt, por zbatimi mbetet sfidë
Përafrimi i legjislacionit shqiptar me standardet europiane po ecën me ritme të shpejta, por frika e ekspertëve të integrimit është zbatueshmëria e reformave. Dhjetëra drafte ligjore të miratuara me nxitim në përputhje me kërkesat e Bashkimit Europian, po shoqërohet sipas akademikes Migena Leskoviku me një sërë sfidash dhe me skepticizmin se ndryshimet ligjore mund të mbeten në letër. “Së pari është çështja e kulturës së zbatimit të ligjit. Duhet të kemi parasysh se ky proces nuk është thjesht një proces teknik por është një proces i cili kërkon edhe zbatimin efektiv në praktikë, që e kemi vuajtur deri më tani. Për të bërë reforma ligjore, institucionale apo financiare kërkohen kapacitete të mjaftueshme administrative por edhe të trajnuara me çështje të integrimit dhe anëtarësimit. Konsultimi publik...
Burimi:
top-channel.tv