Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit* njofton…

Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit* njofton…

Ftesë e hapur për aplikim me dorëshkrime për botime Në përputhje me misionin e tij për studimin dhe vlerësimin me objektivitet të periudhës komuniste, për dokumentimin dhe vënien në dijeni të publikut mbi krimet e kryera nga organet e diktaturës komuniste dhe mbi natyrën e sistemit totalitar në gjithë aspektet e tij, prej dhjetë vitesh, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, ka botuar një seri veprash me rëndësi studimore, dokumentuese dhe dëshmuese, një pjesë e madhe e të cilave, vjen si kontribut i bashkëpunëtorëve të jashtëm të këtij Institucioni. Në vazhdim të këtij projekti, për planifikimin dhe përgatitjen për shtyp të kolanës së botimeve për vitin 2027, ISKK fton studiues të fushave të ndryshme, të mbijetuar nga burgjet dhe kampet komuniste, gazetarë,...