“Institucionet e drejtësisë me fuqi që se kanë pasur kurrë”/ Rama: Prokurimi publik dhe kontrolli financiar, progres të kufizuar
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen ku u paraqit një panoramë e negociatave me Bashkimin Europian, u ndal tek disa pika kyç. Rama u shpreh se procesi i anëtarësimit në BE ka bërë që drejtësia të ketë më shumë pushtet, të cilën e konsideron si të pa parë më parë. Kryeministri shtoi se në hapat për plotësimin e kushteve, dy prej tyre që nuk kanë progresin e duhur janë, Prokurimi Publik dhe kontrolli financiar. “Ky proces është historik për faktin se transformon Shqipërinë, dhe u jep institucioneve të shteti fuqi dhe kapacitet që nuk e kanë pasur kurrë në historinë tonë. Kjo sjell forcim ligjor në të gjitha aspektet, jo vetëm në ushtrimin e pushtetit të pavarur gjyqësor. Më tutje patjetër që ky proces konsolidon institucionet...
Burimi:
top-channel.tv