Infrastruktura digjitale shtetërore është në krizë! Si po rrezikohet siguria kombëtare
foto ilustruese TIRANË- Prej javësh, bizneset po përballen me një situatë të paprecedentë, të krijuar nga bllokimi i platformës selfcare të fiskalizimit. Praktikisht, ka kërcënuar mbarëvajtjen normale të aktivitetit të biznesit. Por, dështimi i platformës së fiskalizimit duket se është vetëm maja e ajsbergut të problemeve për sistemet digjitale shtetërore. Sipas burimeve nga tregu, infrastruktura digjitale e institucioneve publike në vend po përballet me një krizë të heshtur mirëmbajtjeje dhe arsyeja kryesore duket të jenë ankesat e përsëritura në procedurat e prokurimit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Burimet shprehen se një grup operatorësh ekonomikë ka krijuar një model operimi që konsiston në paraqitjen seriale të ankesave për proceset e prokurimit. Kjo bllokon për muaj të tërë finalizimin e procedurave të prokurimit për...
Burimi:
zeri.ai