Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Inertet dhe dherat në aksin Qafë Plloçë-Qukës, mbyllet përkohësisht ky segment, automjetet po orientohen drejt rrugës së vjetër
Për shkak të inerteve dhe dherave në aksin Qafë Plloçë – Qukës, aktualisht po mbyllet qarkullimi në këtë segment. Mësohet nga informacionet më të fundit, se për të marrë masa lidhur me qarkullimin e mjeteve dhe për të shmangur rrezikun si në rastin e mjetit të aksidentuar paraditen e sotme, është mbyllur përkohësisht qarkullimi në këtë aks. Korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule raporton se policia e qarkullimit rrugor Korçë dhe ajo e Elbasanit po orientojnë mjetet drejt rrugës së vjetër duke vendosur patrulla në hyrje të Qafë Plloçës dhe në hyrje të Qukësit për të mos lejuar hyrjen në aksin e ri. Aksi do të qëndrojë i mbyllur deri në momentin që firma kontraktore të pastrojë plotësisht të gjitha dherat e inertet që kanë...