Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që ‘fshehin’ të dhënat

Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që ‘fshehin’ të dhënat

Shqipëria renditet mes vendeve me transparencën më të ulët për pabarazinë ekonomike, sipas Indeksit të Transparencës së Pabarazisë (Inequality Transparency Index – ITI), një matje globale e publikuar nga World Inequality Lab në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim. Harta më e fundit tregon se vendi ynë bën pjesë në grupin e shteteve që publikojnë pak ose aspak të dhëna të plota mbi shpërndarjen reale të të ardhurave dhe pasurisë, duke e bërë të vështirë kuptimin e pabarazisë së vërtetë në shoqëri. Indeksi ITI mat transparencën nga 0 në 20 pikë, duke vlerësuar cilësinë, shpeshtësinë dhe aksesueshmërinë e të dhënave për të ardhurat dhe pasurinë. Shqipëria shfaqet në kategoritë e ulëta të indeksit, krah vendeve të tjera të Ballkanit dhe Afrikës, ndërsa...