Incidentet në Komisariatin Nr.3/ Organizatorët distancohen: U krye nga 3-4 persona

Incidentet në Komisariatin Nr.3/ Organizatorët distancohen: U krye nga 3-4 persona

Organizatorët dhe pjesëmarrësit e protestës masive të zhvilluar në kryeqytet janë distancuar nga incidentet e shënuara pranë Komisariatit Nr. 3. Përmes një reagimi sqarohet se aktet e dhunshme u kryen nga katër individë të cilët nuk kishin asnjë lidhje me tubimin popullor, por ishin të infiltruar nga forca politike që u ndien të kërcënuara nga përmasat e kësaj proteste. Gjatë momenteve të tensionit, vetë qytetarët e pranishëm reaguan menjëherë duke thirrur në kor “Jo dhunës!”, duke izoluar tentativat për provokim. Protestuesit i kanë bërë një thirrje publike Policisë së Shtetit që të identifikojë urgjentisht autorët e incidentit. Ata e krahasuan këtë ngjarje me rastin e mëparshëm të flamurit të Izraelit, duke e cilësuar si një tjetër përpjekje të dështuar për të krijuar përçarje dhe intimidim....