Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Incidentet gjatë ndërrimit të viteve në Elbasan/ Dy makina të djegura nga fishekzjarret, kabina elektrike mori flakë në Librazhd
Dy makina u dogjën gjatë natës në Elbasan për shkak të fishekzjarrëve, ndërsa disa dhjetëra incidente të tjera me zjarre u shënuan për shkak të materialeve piroteknike. Një pemë u përfshi nga flakët në qendër të qytetit, disa kontenierë mbetjesh gjithashtu morën flakë. Fatmirësisht nuk pati të lënduar nga “çmenduria” pirroteknike e ndërrimit të viteve. Shërbimet e zjarrfikëses ishin të pizicionuar në gatishmëri në disa zona më të populluara të qytetit duke bërë që ndërhyrja të ishte e menjëhershme. Në Librazhd, për shkak të mbingarkesës, u përfshi nga flakët një kabinë elektrike e cila furnizonte qytetin me energji. Për pasojë për disa minuta Librazhdi qëndroi në terr. Në urgjencën e Elbasanit janë paraqitur disa raste me intoksikim nga alkooli, por fatmirësisht, jo raste të rënda....