Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj dhe 10 të pandehur të tjerë në lidhje me aferën e inceneratorëve. Krahas Ahmetajt, për gjykim janë dërguar edhe biznesmenët Mirel Mërtiri, Klodian Zoto si dhe Albina Mançka, Erjola Hoxha, Andi Boni, Elda Dinaj, Gerian Kuka, Helidon Begaj, Sonila Goxhaj dhe Sokol Meqemeja. Ndaj ish zëvendës kryeministrit Ahmetaj që ndodhet në arrati, SPAK ka ngritur 3 akuza: korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë, mosdeklarim dhe fshehje pasurie dhe pastrim parash. Biznesmenët Mirel Mërtiri (alias Klodian Mërtiri) dhe Klodian Zoto akuzohen për korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë dhe pastrim parash të kryer në bashkëpunim për të paktën 5 episode. Ish bashkëshortja e...