Imuniteti i Ballukut nuk futet në rendin e ditës në kuvend, Rama synon të djegë afatet
Çështja e imunitetit të Belinda Ballukut vijon të zvarritet nga pala socialiste, prej vitit të kaluar. Edhe pse SPAK ka kërkuar arrestimin e Ballukut, me argumentin se lënia e saj e lirë rrezikon prishjen e provave, socialistët me urdhër të Ramës i japin akoma kohë të besuarës së tij. Në rendin e ditës të seancës plenare, që pritet të mbahet ditën e nesërme Kuvendi nuk e ka përfshirë çështjen e Imunitetit të Ballukut, apo kërkesën e SPAK për arrestimin e saj. Mbetet për t’u parë se në cilën seancë parlamentare do të trajtohet kjo çështje. Edhe pak ditë na ndajnë nga djegia e këtij afati. Në momentin që socialistët prezantojnë raportin në Kuvend, atëherë seanca plenare duhet të mblidhet brenda 48 orësh për të vendosur....
Burimi:
gijotina.com