Imuniteti i Ballukut në ‘dorën’ e Kuvendit, Balla: Do të votohen 2 raporte, një pro dhe një kundër arrestimit

Imuniteti i Ballukut në ‘dorën’ e Kuvendit, Balla: Do të votohen 2 raporte, një pro dhe një kundër arrestimit

Taulant Balla TIRANË-Pas mbylljes së mbledhjes së Këshillit të Mandateve, kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka deklaruar se nga ana e tyre nuk ka pasur dakordësi me mënyrën sesi u soll raporti i PD, ku i kërkonte Kuvendit që të hiqte imunitetin e Belinda Ballukut. Balla ka theksuar se mazhoranca u shpreh kundër autorizimit për t'i hapur rrugë arrestimit të Ballukut, ndërsa u shpreh se për ta është e mjaftueshme masa e pezullimit nga detyra. Balla kërkoi prezumimin e pafajësisë për Ballukun. Kreu i grupit parlamentar të PS deklaroi se do të zhvillojnë një mbledhje dhe më pas do të dalin me një raport në emër të 5 deputetëve socialistë, anëtarë në Këshillin e Mandateve. Në këto kushte do të ketë dy raporte...